Bisedimet me qeverinë dhe konsolidimi i Ligës Profesioniste, flet presidenti Libohova

Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, ka dhënë një intervistë për “Supersport”, ku ka folur në lidhje me veprimtaritë e institucioni që ai drejton. Bisedimet mbi paketën e re ligjore dhe integrimin e Ligës në veprimtaritë futbollistike.

“Ne kemi propozuar që deri ne 30% e tatimit mbi fitimin të njihet si shpenzim i zbritshëm kur këto të ardhura i shkojnë sportit. Me këtë mënyrë do të na afrohen shumë sponsor. Synojmë dhe disa insentiva të tjera si ulja e tvsh-së nga 20% në 0 deri 5% ose shmangia e tatimit mbi të ardhurat personale mbi futbollistët elitarë për të paktën pesë vite. Me këtë paketë do nxisim formalizimet e kontratave të lojtarëve dhe do të kemi një ide të qartë të bilanceve të klubeve shqiptare”.

“Pjesa dërrmuese e propozime është dakordsuar. Ka një debat mbi zbritjen e shpenzimeve nga tatimi mbi fitimin, ne po këmbëngulim për këtë gjë, pasi është diçka më rezultative. Miratimi i ligjit në Kosovë do të na ndihmojë pasi unë në kam besim që ditën kur ky ligj të jetë në parlament, ky ligj do miratohet”.

“Në prag të fillimit të sezoni të ri, liga ka filluar që të kërkojë të ketë zërin e vetë në veprimtaritë futbollistike. Jemi duke punuar për të pasur pjesëmarrje në komisionet e federatës. Jemi duke paraqitur kandidaturat tona përomisionin e disiplinës, atë të caktimit të arbitrave dhe vëzhguesve. Shpresoj që vitin e ardhshëm ne t’i kemi marrë të gjitha funksionet organizative. Gjithashtu shpresoj që të rrisim të ardhurat. Tani marrim para vetëm nga shitja e së drejtës televizive, ndërsa në të ardhmen synojmë të gjejmë një sponsor për emrin e ligës, siç e ka Kosova IPKO-n”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online