Ikja e befasishme e Ronaldos nga Madridi verën e kaluar vazhdon të komentohet. Kristiano u largua pas gati një dekade nga ”Santiago Bernabeu”, ku arriti të fitonte gjithçka. Megjithatë, përtej golave dhe trofeve Perez nuk i plotësoi kërkesat e portugezit, duke e lënë atë të pakënaqur. Pas fitimit të Champions ylli i Juventusit pati kërkuar largimin.
“Zonja” ishte klubi që plotësonte kushtet e Ronaldos. Paratiçi përfundoi transfertën në këmbim të 100 milionë eurove. Toni Kros, në një intervistë për “Bild”, i është rikthyer atij “tërmeti”, që e la Realin gjatë gjithë këtij sezoni me pasoja. Çuditërisht gjermani shprehet se ikja e Ronaldos e gëzoi klubin edhe pse ai ishte mjaft i rëndësishëm.
“Normale që një lojtar si ai të mungon. Ronaldo arrin të vendosë ndeshje i vetëm. Mendoj se transferimi i tij në Torino i gëzoi të gjithë. Klubin tonë që arketoi një shumë të madhe parash, por edhe Ronaldon, i cili dëshironte sfida të reja”, u shpreh Kros.