Juventusi i ka befasuar të gjithë duke kryer një lëvizje të pabesueshme. Xhanluixhi Bufon do të rikthehet në Torino dy vite pas ndarjes me kampionët e Italisë. Lajmi fillimisht i raportuar nga “Sky Sports”, tani është konfirmuar nga të gjithë mediet italiane.
Portieri 40-vjeçar ka rënë dakord që të pranojë statusin si zgjedhje e dytë dhe në ditët në vijim do të vijë zyrtarizimi. Një ndër të parët që ishte vënë në dijeni të kësaj lëvizjeje ishte portieri i njohur spanjoll Iker Kasijas, i cili me anë të postimi në twitter paralajmëroi në mënyrë koduar transferimin e Bufon.
Los fichajes de la @juventusfc los hace Houdini. Magia pura… ? pic.twitter.com/iCrV8Zvaps
— Iker Casillas (@IkerCasillas) June 25, 2019
PERIN – Me ardhjen e Bufon natyrshëm që s’ka më vend në stol për Matia Perin. 26-vjeçari kërkohet me ngulm nga skuadra e Romës dhe negociatat për shitjen e kartonit kanë filluar.