Doni Van de Bek ishte një prej shumë lojtarëve surprizë të Ajaksit fantastik të sezonit të kaluar. 22-vjeçari shënoi 14 gola, duke ndihmuar “Harkëtarët” që të fitojnë dy trofetë e futbollit holandez dhe të ishte pak sekonda larg finales së Champions Ligës.
Interesimi për shërbimet e tij është i madh, por e ardhmja mund të jetë Premier Liga. Mesfuhsori ofensiv, i cili numëron pesë ndeshje me kombëtaren tulipane, dallohet për inteligjencë, inkursione dhe ftohtësinë përpara portës kundërshtare.
Sipas raportimeve të Talksport, për shërbimet e tij ka një garë të fortë mes Mançester Junajtid dhe Totenhemit. Trajnerët Solskjaer dhe Poçetino i pëlqejnë shumë cilësitë Van de Bek dhe janë gati për ta transferuar në ishull.
Ajaksi nuk e përjashton largimin, ndërsa ka vendosur edhe çmimin e lojtarit. Kampionët e Holandës kërkojnë të paktën 50 milionë euro dhe fërkojnë duart prej faktit që rivaliteti për shërbimet e tij mund të rrisë edhe çmimin.