Mauricio Sarri duket i destinuar për të qenë trajneri i Juventusit në sezonin e ardhshëm. Tekniku italian ka gjetur akordin financiar me kampionët e Italisë, ndërsa pengesa e fundit është presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç.
Në Napoli lajmet rreth Sarrit po shqetësojnë gjithnjë e më shumë tifozët. Rivaliteti i garës për titull ka sjellë që raporti mes tifozerive të dy klube të përkeqësohet. Vetë sulmuesi Lorenco Insinje, e pranon se zyrtarizimi i Sarrit në stolin e Juventusit do të përjetohet si një tradhti nga tifozët e Napolit.
SARRI – “Për momentin këto jam spekulime që nuk i pëlqej. Sarri bëri shumë për ne lojtarët, por edhe për të gjithë napolitanët. Është një profesionist dhe ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij, megjithatë kalimi te Juventusi do të dhembë. Do të jetë si një tradhti për ne napolitanët kur të behet zyrtare”.
KOMBËTARJA ITALIANE – “Po ndërtojmë një grup të mirë, do bëjmë çmos që të kualifikohemi. Jemi Italia dhe e meritojmë që të jemi pjesë e Europianit”.