VIDEO: “Legjioni i nderit”, momenti kur Kante merr medaljen nga Makron

Franca u shpall kampione e botës në vitin 2018, pasi fitoi kampionatin botëror në Rusi, duke mposhtur Kroacinë në finale. Ngolo Kante ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për teknikun Deshamp dhe mesfushori i Çelsit bëri paraqitje shumë të mira.

Sot, të gjithë futbollistët e “Gjelave” kampionë bote, si dhe stafi teknik, u nderuar me medaljen e “Legjioni i Nderit”, titulli më i lartë në Francë. Kur presidenti Makron po i jepte medaljen Kantes, mesfushori tregoi dhe njëherë tjetër se është një nga lojtarët më të turpshëm dhe video kur ai mori medaljen, po bën xhiron në rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *