Inter e ka seriozisht, favorit për “xhevahirin” e Serie A

Inter dëshiron me patjetër shërbimet e Nikolo Barela. 22-vjeçari i talentuar është pjesë e Kaliarit, skuadër ku është rritur dhe ka shpërthyer tashmë për të qenë në shënjestër të gjigantëve evropianë. Kaliari i ka idetë e qarta. Ata kanë bërë propozimin e tyre drejt Marotës.
Presidenti i Kaliarit dëshiron një shumë prej 35 milionë euro para në dorë për mesfushorin, plus shërbimet e dy lojtarëve të akademisë zikaltër. Federiko Dimarko dhe Sebastian Espozito janë dy talentet që duhet të sakrifikohen nga Interi për të bërë të tyrin Barelën. Dimarko është një lojtar me shumë cilësi.

Këtë sezon ishte i huazuar të Parma, ku kaloi një eksperiencë shumë pozitive. Për 21-vjeçarin Interi ka shpenzuar 7 milionë euro për ta blerë nga Sion. Espozito është një lojtar shumë i ri dhe premtues. Ai është i datëlindjes 2002 dhe luan për grupmoshën U-19 të klubit zikaltër. Shihet si një talent shumë premtues.
Dimarco
Esposito

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *