Anthony Joshua humbi duelin e parë në karrierë si boksier profesionist. Meksikani Andy Ruiz befasoi botën e boksit duke mundur me nokaut anglezin. Tha Joshua për “IFL TV”.
“Besomëni. Jam rritur në një familje të mirë, por jeta më ka çuar të përballem me situata shumë më të vështira. Kam pësuar disfata shumë të forta, por ia kam dalë të rikthehem më i fortë. Jeta është një udhëtim i gjatë. Nëse do mendoja vetëm për disfatat e mija, s’do të isha boksieri që jam sot”.
“Mendoj se kjo humbje është pjesë e rrugëtimit tim. Ky është boksi, ajo më ngelet të bëj tani është të reflektoj dhe të përmirësohem. Nuk kam ardhur deri këtu që të ndaloj, mendoj se mund të bëj shumë më shumë”.