Cikalleshi: Skema e re favorizon sulmuesit, me Rejën kemi harmoni dhe pozitivitet

Sokol Cikalleshi ka diskutuar mbi mungesën e gjatë nga grumbullimet e kombëtares në një intervistë për “Supersport”. Sulmuesi kavajas u shpreh se problematikat me ish-trajnerin Panuçi i mbeten së shkuarës, ndërsa vlerësoi atmosferën e re që mbizotëron në ekipin përfaqësues me ardhjen e  Eduardo Rejës.

“Gjatë vitit të kaluar kam qenë i dëmtuar gjatë disa grumbullimeve të kombëtares, ndërsa në raste të tjera mbeta jashtë prej vendimeve të ish-trajnerit. Gjithsesi, këto mbeten gjëra të së shkuarës, tani jam

“Ndihet ndryshimi. Shikohet në lirshmërinë e stafit dhe të lojtarëve. Ndihemi mirë me trajnerin. Kemi krijuar një raport të mirë në fillim. Ka më pozitivitet dhe harmoni midis nesh. Mendoj se po vazhduam këtu jemi në rrugën e duhur”.

“Gjatë stërvitje që kemi bërë deri tani kemi praktikuar skemën 3 – 5 – 2. Kjo skemë na bën mirë ne sulmuesve. Shpresoj që kur ta praktikojmë këtë skemë në ndeshje të rezultojë pozitive”.

“Kam një kontratë 3-vjeçare me Akhisarin, por tani jam në grumbullim me kombëtaren dhe duhet të fokusohem vetëm te kjo gjë”, përfundoi Cikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *