Edon Hasani është një nga surprizat e bukura të Tiranës, teksa shkodran ka arritur të shënojë plot 11 gola këtë sezon dhe është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Mesfushori është në garë për Këpucën e Artë, pasi edhe Rexhinaldo e Shkurtaj kanë shënuar po aq sa ai.
Gjithsesi ende nuk duhet nëse shkodrani do të aktivizohet në ndeshjen e nesërme me Flamurtarin. Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur probleme me rrëzat, siç thuhet në gjuhën popullore. Për këtë i është dashur të bëjë terapi një ditë më parë dhe nuk është stërvitur me skuadrën.
Sot do të shihet nëse do të mund të luajë ndaj vlonjatëve. Duke pasur parasysh që duhet vetëm një pikë me Flamurtarin, edhe mund të kursehet. Hasani është shumë i rëndësishëm për finalen e Kupës, që luhet të dielën mes Tiranës dhe Kukësit në stadiumin “Elbasan Arena”.