Barcelona nuk duron më, i vë “kufirin” yllit të sulmit!

Një prej lojtarëve që ka zhgënjyer më së shumti te Barcelona është padyshim Usman Dembele. Francezi, i cili u ble dy vite më parë për 125 milionë euro nga Dortmundi, nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij me blaugranat.

Kjo dhe ka qenë arsyeja që ka nisur të spekulohet shumë mbi një largim të mundshëm nga “Camp Nou”. Gjithsesi, media pranë klubit katalanas raportojnë se drejtuesit i kanë komunikuar të afërmve të Dembeles, se janë shumë të zhgënjyer nga sjellja dhe profesionalizmi i francezit.

Në rast se diçka e tillë nuk do të ndryshojë, atëherë vendimi i klubit për ta shitur do të jetë i pashmangshëm. Dembele ka qenë shpesh në qendër të kritikave për sa i përket vonesave në stërvitje dhe mungesës së korrektësisë e profesionalizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online