Rroca nuk rrezikon, Gjoka ruan një “armë” për Tiranën

Kukësi do të luajë ditën e enjte ndeshjen e fundit për këtë sezon në Superiore, përballë Kastriotit. Fitoja shihet si detyrim për miqtë krutanë, për të shpresuar deri në fund për mbijetesën, ndërsa Kukësi ka filluar të mendojë për finalen e Kupës së Shqipërisë, edhe pse vendi i dytë është ende në rrezik.

Verilindorët kanë dy pikë më shumë se Flamurtari, që ka po ashtu një transfertë të vështirë në kryeqytet, përballë Tiranës. Në stërvitjen e sotme te Kukësi, mesfushori Eduart Rroca është parë të stërvitet i diferencuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Kastriotit, për shkak të një problemi në shpinë. Megjithatë, futbollisti i ardhur në merkaton e janarit pritet të luajë në finalen e Kupës të dielën.

Po ashtu, nesër pritet të lihet pushim edhe Valdet Rama. Sulmuesi ka pasur disa shqetësime të vogla dhe për të mos rrezikuar aspak me prezencën e tij në takimin kundër Tiranës në fundjavë, do të qëndrojë pushim kundër Kastriotit. Kukësit i duhet vetëm një pikë për të siguruar vendin e dytë, ndërsa Kastrioti pritet të kërkojë me ngulm fitoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *