Barcelona ishte shumë pranë transferimit të De Ligt. Katalanasit kishin gati ofertën prej 85 milionë euro për Ajaksin dhe 8 milionë sezon si pagë për mbrojtësin. Pengesa e këtij operacioni quhet Mino Raiola. Ky i fundit është gëzon postin e agjentit të De Ligt.
Në këmbim të marrëveshjes me De Ligt, Bartomeut do i duhej të shtonte 15 milionë euro si komision. Kjo është shifra, që kërkon menaxheri i lojtarit si shpërblim për punën e tij. Barcelona nuk e pa të arsyeshme të jepte këtë shumë për Raiolën. Ata mendojnë se nuk kanë pse paguajnë komision për një lojtar, që dëshiron të vijë vetë në “Camp Nou”.
Kjo lëvizje e katalanasve ka bërë që Raiola të hedhë sytë nga klubet e tjera të interesuara për 19-vjeçarin. Mançester Junajtid është gati të ofrojë komisionin për Raiolën dhe një pagë ndjeshëm më të madhe se ajo që i ofron Barça. Drejtori Ed Uduard ofron për De Ligt 12 milionë euro në sezon. Kjo ofertë faraonike e bën Junajtid më të favorizuar për të marrë talentin tulipan.