Çeh do largohet, Leno nuk bind: Arsenali hedh sytë nga Serie A

0

Arsenali po kërkon për një portier. Kontrata e Pitër Çeh përfundon në fund të sezonit, ndërsa gjermani Leno nuk bind. Drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur një gardian cilësor dhe kanë piketuar një të tillë.

Ai luan në Serie A dhe është pjesë e Milanit. Flasim për Xhixho Donarumën, portierin e talentuar italian. Arsenali ka marrë informacion për të matur pulsin e kuqezinjve dhe 20-vjeçarit.

Klubi i “Djallit” nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e Donarumës, por fakti që nuk u kualifikua në Champions mund të ndikojë në shitjen e ndonjë “ylli” të ekipit. Çmimi i portierit sillet rreth vlerës 70 milionë euro.

“Topçinjtë” janë mjaftuar për momentin me një sondazh, siç raportojnë edhe mediat italiane. Drejtuesit anglezë po monitorojnë situatën, paratë nuk janë problem dhe janë gati të ndërhyjnë, nëse shohin mundësinë e një akordi të mundshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.