Sezoni i 2018/2019 ka qenë më i miri në karrierën e Benjamin Kolollit. Lojtari polivalent i Zyrihut ka regjistruar statistika mbresëlënëse, me plot 14 gola dhe tetë asistime në 39 aktivizime në të gjitha kompeticionet në Zvicër.
Kjo ecuri e mirë e futbollistit shqiptar ka tërhequr interesin e klubeve të ndryshme në “Championship”. Aktualisht mediet zvicerane dhe ato angleze përmendin emrat e tri klubeve: Lids Junajtid, Brentford dhe Shefilld Uenzdei, këta të fundit janë pala më e interesuar për 27-vjeçarin.
Kontrata aktuale e Kolollit mbaron pas tri sezonesh, prandaj çdo klub që dëshiron të ketë shërbimet e tij duhet të përmbushë kërkesat e drejtuesve të Zyrihut.