Një fantazist latin për Napolin, mbesin “thatë” Milani dhe Interi

Real Madrid bëri gati 90 milionë euro për Kalidu Kulibali, por Napoli refuzoi ofertën. Mbrojtësi senegalez, i cili ka agjent shqiptarin Fali Ramadani, është ndër më të fortët në botë në rolin e tij dhe presidenti De Laurentis as që ka ndërmend ta shesë.

Klubi ka nisur negociatat edhe për rinovimin e Kajehon, ndërsa është pranë blerjes së De Paul. Argjentinasi i Udinezes është një nga emrat më të kërkuar në merkato. 9 gola ka shënuar sivjet fantazisti friulan, i cili bën mirë edhe krahët e sulmit.

Rodrigo De Paul

Shumë klube interesohen për shërbimet e 25-vjeçarit. Interi dhe Milani janë midis tyre, por Napoli ka arritur t’i parakalojë të gjithë. Udineze kërkon 35 milionë euro, ndërsa De Laurentis mund të përfshijë në tratativë dhe njërin mes Ounas dhe Verdit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online