120 milionë euro në tavolinë, yllin e Realit e tundon largimi

Reali përjetoi një ndër sezonet më të dështuara të historisë së saj, ku përveçse nuk fitoi asnjë titull, e mbylli La Ligan me një diferencë prej -19 pikësh nga Barcelonë, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Përgatitjet për sezonin e ri kanë nisur për “Los Blancos”, ku vëmendja kryesore është padyshim te merkatoja. Një ndër emrat që ka zhgënjyer më shumti dhe ka qenë tërësisht në hije këtë sezon, ka qenë Isko Alarkon.
Mesfushori është aktivizuar shumë pak dhe si pasojë protagonizmi i tij ka qenë inekzistent. Për këtë arsye, 27-vjeçari shihet larg Madridit, sidomos pas raportimeve të fundit nga Anglia, ku ka një derbi mes Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit.

Reali nuk ka ndërmend të privohet lehtë nga shërbimet e Iskos dhe kërkon 120 milionë euro, shifër që nuk do të përbënte problem për asnjë nga klubet e sipërpërmendura. Spanjolli tundohet shumë nga një largim, sidomos te Junajtid, ku do të ishte protagonist kryesor në “Old Traford”.
Gjithsesi, edhe në krahun tjetër të Mançesterit e presin krahëhapur, sidomos trajneri Pep Guardiola, i cili e ka shprehur shpesh simpatinë që ka për një lojtar si Isko. Sidoqoftë, merkatoja është e gjatë dhe pritet që të ketë edhe zhvillime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *