VIDEO | Raptors perfekt ndaj Bucks, Kyle Lowry bën liderin

Toronto Raptors ka vendosur baraspeshën me Milwaukee Bucks, pasi ka fituar ndeshjen e katërt të serive të finaleve së Konferencës së Lindjes. Kanadezët triumfuan me rezultatin 120-102. Epërsia ishte e lehtë, por konstante. Raptors diferencën e bënë në periodën e dytë, kur shënuan 9 pikë më shumë se Bucks dhe tashmë serie e finaleve është 2-2.

Kyle Lowry ishte ai që mori skenën, duke shënuar 25 pikë. Kawhi Leonard u ndal në kuotën e 19 pikëve, dy më shumë se Marc Gasol dhe Serge Ibaka. Norman Powell gjithashtu ishte në një ditë të mirë, pasi shënoi 18 pikë. Pascal Siakam habiti me vetëm 7 pikë, por luajti vetëm 23 minuta në takimin e luajtur mbrëmë.

Giannis Antetokounmpo (25 pikë, 5 asiste, 10 rebound) u kthye të bënte një ndeshje të mirë, së bashki me Khris Middleton (30 pikë, 7 asiste, 6 rebound). Gjithsesi dyshja e Bucks nuk kishin mbështetjen e duhur nga skuadra e tyre dhe duhet të tentojnë të rikthejnë epërsinë ndeshjen e radhës.

NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË LINDJES
Toronto Raptors-Milwaukee Bucks 120-102 (2-2)
(32-31, 33-24; 29-26; 26-21)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online