Siti dhe Guardiola shkruajnë historinë, plotësohet tripleta e trofeve

Mançester Siti rikthehet të ngrejë trofeun e “FA Cup” pas tetë vitesh pritje. Skuadra e Pep Guardiolës e pati të lehtë të mundte kundërshtarët e Uatford me rezultatin tenistik 6-0 në finalen e zhvilluar sot në stadiumin “Wembley”.

Protagonisti i ndeshjes ishte Rahim Stërling me tripletën e tij, ndërsa në listën e shënuesve pati vend për David Silvën, Zhesus dhe De Brujn.

https://www.instagram.com/p/BxnPeRTn1go/?utm_source=ig_web_copy_link

Me këtë triumf Mançester Siti plotëson tripletën e trofeve lokal në Angli, duke u bërë ekip i parë në Angli që fiton në një sezon, kampionatin, Kupën e Ligës dhe “Fa Cup”.

Mançester Siti 6 – 0 Uotford
Shënues: Silva 26’, Stërling 38’, 81’, 87’, De Brujn 61’, Zhezuz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *