ZYRTARE | Merr fund gjithçka, Atletiko dhe Grizman ndahen pas pesë vitesh

Antuan Grizman dhe Atletiko Madrid nuk do të vijojnë bashkëpunimin për sezonin e ardhshëm. Lajmet e pafundme të shtypit spanjoll, tani kanë marrë formë zyrtare.

Me anë të një postimi në llogaritë zyrtare të klubit në rrjetet sociale, klubi madrilen ka bërë të ditur se lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga ekipi “rojiblancos”.

Destinacioni i ardhshëm i 28-vjeccarit do të jetë Barcelona. Në ditët në vazhdim pritet që klubi katalanas të aktivizojë klauzolën e largimit prej 120 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *