Mançester Siti iu desh të vuante shumë për të marrë tri pikët në takimin e djeshëm ndaj Leister Sitit. Skuadra e Brendan Roxhers u mbrojt mirë përgjatë të gjithë takimit, por Vinsent Kompani i shtangu të gjithë me një gjuajte nga një largësi e konsiderueshme.
Mirëpo, rezultati i takimit dhe rrjedhimisht fati i titullit të Premier Ligës, mund të kishte qenë krejt të ndryshe në rast se s’do të kishte ndodhur një shpërdorim nga sulmuesi i Leisterit, Iheanaço.
https://twitter.com/soccerapy/status/1125505662841126912
Minuta e 88-të e ndeshjes, mesfushori anglez Çuduri jep një pas fantastik për Iheanaçon, i cili i vetëm përballë portierit Ederson çon topin jashtë. Fakti që nigeriani është ish-lojtari i Sitit ka bërë që në Angli shumë të tifozë të shfryjnë në rrjetet sociale duke e akuzuar atë për tolerim ndaj ish-skuadrës së tij.