Ajaksi i Amsterdamit po kalon një moment të shkëlqyer. Klubi është me një këmbë në finalen e Championsit, ndërsa pritja 5-vjeçare për një titull kampion duket se po shkon drejt fundit.
Gjithsesi trofeu i parë për “harkëtarët” erdhi këtë fundjavë në Kupën e Holandës ndaj Vilem II, ku ekipi i drejtuar nga Erik Ten Hag fitoi me rezultatin 4 – 0.
Përveç spektaklit që jemi mësuar të shohim këto muajt e fundit në fushë, në këtë takim pati një shfaqje të rrallë nga tribunat. Edhe pse finalja luhej në Roterdam, tifozeria e Ajaksit ishte dyndur masivisht në stadium dhe në një moment të caktuar dhuruan një spektakël që të bën të dridhesh më një kor fantastik në mbështetje të skuadrës së tyre.