VIDEO | Dortmundi vret ëndrrën e titullit, Verderi dhe Rashica e ndalin

Ëndrra e titullit kampion mund të quhet përfundimisht e mbyllur për skuadrën e Borusias së Dortmundit.

Verdhezinjtë nuk ia dolën të dilnin me tri pikë nga transferta e Verder Bremen edhe pse e mbyllën pjesën e parë të takimit nën avantazhin e dy golave, falë finalizimeve të Pulisiç dhe Totenhem. Në fund të 90 minutave, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë me rezultatin e përgjithshëm që u mbyll në 2 – 2.

Milot Rashica, nuk ia doli të vinte emrin në listën e shënuesve, por djaloshi nga Vushtrria e la një shenjë në këtë takim duke dhënë asistin e golit të parë të Verderit.

Verder Bremen 2 – 2 Borusia Dortmund
Shënues: Mohvald 70’, Pizarro 75’ / Pulisiç 6’, Alkaser 41’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *