VIDEO | Mbyllen llogaritë e mbijetesës në Premier Ligë

0

Skuadra uellsiane e Kardif Sitit nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se një sezon në elitën e futbollit anglez. Kardif i bashkohet Hadërsfilldit dhe Fulhemit në rënien në divizionin e dytë për nga rëndësia: Championship

Humbja e sotme me rezultat  2 – 3 ndaj Kristal Palas ka  rezultuar fatale për ekipin e trajnerit Nil Uarnok, që tani duhet të rikthehet në Championship.

Në 37 ndeshje, Kardif regjistroi 24 humbje, 9 fitore dhe 4 barazime. Në muajin janar klubi u godit nga një tragjedi ku sulmuesi i sapoblerë Emiliano Sali ishte viktimë e një aksidenti ajror.

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.