Tirana ka marrë tre pikë të arta me Skënderbeun dhe ishte Edon Hasani që vendosi fatet e kësaj ndeshjeje, që i largon bardheblutë me pesë pikë nga Kastrioti i vendit të parafundit. Në momentin e golit nuk mungoi as tensioni, që nuk u kuptua pse ndodhi.
Shtesa ka qenë e dhimbshme për Kastriotin, që ishte shumë pranë fitores në Laç. Një ndeshje e luftuar mes bardhezinjvee krutanëve, me këta të fundit që kishin iniciativë dhe arritën të shënonin të parët me anë të sulmuesit Taulant Marku. Gjithsesi skuadra e Devollit nuk ia doli të ta mbante epërsinë dhe pësoi gol. Lushkja për Laçin vendosi baraspeshën dhe ky barazim vlen shumë, duke parë që Skënderbeu humbi dhe Teuta barazoi.
Kategoria Superiore – Java 32
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 15:00
TIRANA-SKËNDERBEU 1-0
Hasani 91′
Tirana: Abibi, Daja, Turtulli, Goxha (Imami 46′), Hoxhallari, Mauexhe, Kobina, Hasani, Oduamadi, Halili (Greca 61′), Sentamu (Ngo 46′). Trajner: Ardian Mema
Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Pëllumbi, Abazi, Taipi (Toskiç), Sibo, Muzaka, Bregu, Oto Xhon (Gripshi 55′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Kartonë të verdhë: Ngo 50′, Kobina 89′ / Sambou 58′
91′ – Edon Hasani shënon golin e fitores per Tiranën, ndërkohë që pati edhe tension në tribunë.
79′ – Krasniqi humb rastin më të të ndeshjes, teksa pak metra me portën nuk ia doli ta çonte topin në rrjetë.
70′ – Ngo kroson në zonë, Vangjeli ndërhyn në kohë dhe e devijon topin që shkoi pranë shtyllës pingule.
67′ – Oduamadi pëson një tërheqje dhe Tirana luan me një lojtar më pak, pasi trajneri Mema i ka kryer të tria zëvendësimet. Nigeriani futet në fushë, por nuk mund të vrapojë. Disa minuta në fushë dhe më pas doli.
45+3′ – Kobina, në pozicion ballor kërkon portën nga një goditje dënimi. Dajsinani kontrollon topin, gjuajtja e mesfushorit të Tiranës ishte qendrore.
7′ – Bregu provon me një goditje tokazi brenda zonës, Abibi shpëton Tiranën nga goli. Rast i rrezikshëm për korçarët.
LAÇI-KASTRIOTI 1-1
Shënues: Lushkja 92′, T. Marku 81′
Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Domgjoni, Shtubina (Berisha 69′), Eller (Deliu 86′), Lushkja, Çokaj (Jonuzi 74′), Okpotu, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova.
Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, Okebugu (T. Marku 46′), Bardhi (Selmani 89′), Kalaja (H. Marku 62′), Roxher. Trajner: Bledar Devolli
Gjyqtarë: Gilles Becker, Alain Duriex, David Matues, Juxhin Xhaja
Karton i verdhë: Okpotu 55′, Lushkja 70′ / Shehu 45+1′, Husein 80′, Çela 89′
81′ GOOOOOOOL Taulant Marku nuk ka gabuar para portieri Selmani dhe ka shënuar golin e avantazhit.
60′ – Kroson Julian Shehu, Gjoni me koke e devijon topin që shkon pranë traut të portës. Mbrojtësi mund të shënonte në portën e tij.
55′ dhe 57′ – Bojom, brenda zonës, gjuan fort drejt portës së Selmanit. Gjoni i vjen në ndihmë portierit, duke devijuar topin dhe rrezikun. Kundërsulm i krutanëve dy minuta më pas, Roxher gjuan nga jashtë zone dhe topi shkon pak mbi tra.
40′ dhe 44′ – Okpotu pati një rast për gol pas krosit të Domgjonit, por nigeriani nuk e devijoi topin si duhet. Më pas ishte Shtubina që nuk shfrytëzoi një pasim të mesfushorit Regi Lushkja.
36′ – Okpotu kishte një mundësi të mirë shënimi, sulmuesi nigeriani pranë portës goditi fort fluturimthi dhe topi shkoi mbi tra.
20′ – Lushkja nis një top të gjatë për Çokajn, i cili ndalet në zonë nga Husein. Pretendime për penallti, arbitri nuk mendon ashtu.
12′ – Ndreca avancon në krahun e majtë, futet në zonë dhe kërkon të shërbejë për Bardhin. Gjoni ndërhyn dhe largon rrezikun