Makthi i Milanit nuk po njeh fund. Humbja e sotme në Torino i vë vulën një sezoni, ku shumë vetë prisnin diçka ndryshe nga ato që ishin mësuar të shikonin gjatë viteve të fundit.
Humbja 2 – 0 ndaj ekipit “granata” shoqërohet dhe me ndëshkimin me të kuqe të kapitenit Romanjoli, i cili e teproi me një gjest ndaj arbitrit Guida.
“Djalli” e nisi më mirë takimin, por penalltia e shkaktuar nga Kesi rezultoi fatale. Skuadra e Gatuzos u përpoq të kundërpërgjigjej, por nuk shkoi më shumë se një traversë, ndërsa pak sekonda më vonë erdhi dhe goli i “nokautit”.
Torino 2 – 0 Milan
Shënues: Beloti 58′ (pen), Berenger 69′
Standings provided by Sofascore LiveScore