Liverpuli, tre pikë larg rekordit historik

Nëse nuk do të ekzistonte Siti i Guardiolës, Liverpuli tani do të ishte shpallur kampion. Skuadra e Jurgen Klop është treguar një “kanibale” e vërtetë këtë sezon në Premier Ligë. “The Reds” kanë arritur një rekord pikësh, që nuk është përsëritur kurrë në historinë e ekipit.

Ata kanë 88 pikë kur janë edhe tre ndeshje për t’u luajtur, shumë pikësh kjo që nuk është arritur kurrë që nga ndryshimi i formatit të kampionatit anglez në vitin 1992. Para këtij viti ishin 42 raunde për t’u luajtur, ndërsa tani 39 . Të kuqtë kanë mundësi ta çojnë në 97 pikë rekordin e tyre.

Skuadra që i afrohet këtij rekordi është ajo e Rafa Benitez në 2009. Atë vit përfunduan të dytët. Nëse Liverpul kalon shifrën e 90 pikëve do të thyente rekordin e të gjitha kohërave të klubit. Rekordi i vendosur në vitin 1988 është shënjestra e radhës për djemtë e Klopit, që pretendojnë t’i kthejnë tifozëve titullin pas 29 vitesh thatësirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *