PSG kalon në “pole position” për yllin e Interit

0

Interi do të bëjë ndryshime verën e ardhshme dhe pavarësisht nga e ardhmja e trajnerit, duket qartë se Mauro Ikardi po luan ndeshjet e fundit me fanellën zikaltër.

Ish-kapiteni i Interit ka kohë që e ka humbur statusin e vet brenda ekipit dhe po ashtu dashurinë e tifozerisë, ndaj divorci është zgjidhja e vetme.

Kohë më parë flitej për Realin e shumë klube me emër, por telashet që shkaktojnë Ikardi dhe Uanda kanë trembur të gjithë.

Megjithatë, në Itali e japin të sigurt se Atletiko e Madridit do të hidhet në sulm në verë, pasi kërkon pasuesin e Diego Kostës. Ndërkaq, sot Gazzetta dello Sport del me lajmin se është PSG klubi që ka kaluar në avantazh në garën për argjentinasin.

Në Paris kërkojnë pasuesin e Edinson Kavanit, i cili hyn në vitin e fundit të kontratës dhe PSG nuk ka ndërmend të rinovojë, duke parë moshën, pagën dhe formën fizike të uruguajanit.

Me 70 milionë euro, Interi mund të bindet ta shesë yllin e vet, ndërsa PSG mendon të shesë Kavani dhe disa të rinj, për të gjetur fondet e nevojshme.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.