Pogba ka kritika për të gjithë: Nuk po respektojmë veten, tifozët dhe klubin!

Pol Pogba ishte një ndër lojtarët më të kritikuar pas humbjes turpëruese ndaj Evertonit me shifrat 4-0 fundjavën që lamë pas. Francezi irritoi edhe tifozët për gjestin në fund të takimit, ku nuk preferoi t’i përshëndeste ata.

Momenti kur Pogba ndërroi fanellat me Zuman.

Gjithsesi, ky gjest duket se nuk ka të bëjë me një largim të mundshëm të mesfushorit, i cili ka folur së fundmi për “Sky Sport”, ku është treguar shumë i ashpër me veten dhe ekipin me fjalët e thëna. Pogba deklaroi se lojtarët e Junajtid nuk po respektojnë veten, klubin dhe tifozët dhe se kjo gjë duhet të ndryshojë menjëherë.

“Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj Evertonit, por mënyra se si ne luajtëm dhe performanca që patëm ishte mosrespektuese. Nuk respektuam veten, klubin dhe tifozët. Gjithçka shkoi keq, por ajo që është më e rëndësishme është mentaliteti në fushë dhe kjo gjë duhet të ndryshohet me patjetër.

Ajo që ne bëmë në fushë ishte një mosrespektim ndaj trajnerit, stafit, të gjithë atyre që punojnë për ne. Ata i kanë dedikuar jetën këtij klubi dhe këtij ekipi dhe ne nuk i dhuruam atyre sadisfaksionin që duhet t’i jepnim. Nuk dua të tregohem akoma dhe më i ashpër me fjalë, por jemi Mançester Junajtid. Nëse jemi këtu do të thotë që e meritojmë dhe duhet të japim jetën në fushë për këtë fanellë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online