Në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit, tribuna kryesore ishte e mbushur plot për të parë ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit. Përveç sportdashësve të dyja skuadrave, ishin dhe dy futbollistë shumë specialë.
I pari ishte futbollisti i kombëtares, Andi Lila, i cili ka ardhur për të ndjekur me interes skuadrën e Tiranës, për të cilën ka shprehur gjithmonë simpati. Përveç mbrojtësit kuqezi, në stadium ishte dhe mesfushori i Kukësit, Irakli Dzaria.
Ky i fundit nuk ka qenë në gjendjen e tij më të mirë shëndetësore dhe ka vetëm pak ditë që ka dalë nga spitali. Megjithatë, kjo gjë nuk e ka ndaluar që të ndjekë skuadrën e Kukësit në kryeqytet.