Zhoze Murinjo ka analizuar dy surprizat e bukura të Champions Ligës: Ajaksin dhe Totenhemin. Trajneri portugez vazhdon me parashikimet e tij. Kësaj radhe flet për fituesit e mundshëm dhe “thumbon” Pep Guardiolën.
Në prononcimin e bërë për “Russia Today”, trajneri i njohur, parashikimet e të cilit kanë dalë deri tani, ka një ndjesi të mirë për Ajaksin dhe Totenhemin. Ai shpreson që kupën ta fitojnë një nga këto dy ekipe, që do të përballet në finale me Barcelonën ose Liverpulin.
“Ekipet që mbërrijnë në gjysmëfinale kanë nga 25% mundësi për të fituar trofeun. Nuk do të habitesha nëse fitues do të shpallej Ajaksi ose Totenhemi. Epo, ndoshta do të befasohesha pak, por një nga këto dy ekipe do të jetë në finale, duel që cilësohet si ndeshja e jetës për të gjithë.
Mendoj se Ajaksi dhe Totenhemi po ëndërrojnë për të fituar Chamions Ligën dhe të dy ekipet kanë arsye të forta për ta bërë diçka të tillë. Ajaksi është ‘vrasësi’ i ekipeve të mëdha, ndërsa për Totenhemin nuk mund të themi të njëjtën gjë, sepse Siti nuk ka traditë të madhe suksesi në Champions. Gjithsesi, ata mbeten një ekip i madh në Angli, por Totenhemi i nxori jashtë”, përfundon Zhoze Murinjo.