“Lideri që do Zidan”, Pol Pogba madrilen në verë?

Pol Pogba mund të largohej që në verë nga Mançester Junajtid. Raporti i mesfushorit francez me ish-trajnerin Zhose Murinjo nuk ishte i mirë dhe Barcelona e Juventusi ishin dy nga klubet që e tentuan atë. Gjithsesi “Djajtë e kuq” ishin të vendosur për të mos e shitur.

Vera po vjen sërish dhe duke parë se Junajtid nuk po arrin të jetë konkurrues në Angli e Europë, mesfushori mund të “shtyjë” klubin që ta shesin. Reali i Madridit ka dalë sërish në skenë dhe “Marca” është hapur sot pikërisht me dëshirën e Zidane për ta pasur në skuadër mesfushorin.

Arsyeja pse tekniku madrilen e do ka të bëjë me personalitetin e Pogba, që kërkon të fitojë dhe kjo dëshirë e tij besohet se mund të përfshijë edhe shokët e skuadrës. Një shkëndijë te Reali duhet dhe Pogba mund ta ndezë atë, kështu të paktën mendon Zidan.

Ndërkohë gjatë ditëve të fundit ka pasur edhe emra të tjerë të lakuar. Dje Marca raportonte edhe për arritjen e marrëveshjes me Eden Hazard, me Realin që pritet të derdhë në arkat e Çelsit shumën e 100 milionë eurove. Luka Joviç është një tjetër objektiv dhe është nga ato të arritshmit, kurse ëndrra e madhe mbetet Nejmar. 500 milionë euro janë gati për merkaton dhe duhet pritur vera për të mësuar lëvizjet e madrilenëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *