Zhoze Murinjo vazhdon të jetë larg botës së futbollit, por nuk ngurron asnjëherë të japë mendimet e tij për atë që ndodh. Mou u shkarkua nga Mançester Junajtid në muajin dhjetor dhe që nga ajo kohë, ka punuar si analist në televizione të ndryshme. Për eliminimin e Juventusit dhe për “Topin e Artë”, Murinjo tha:
JUVENTUSI – “Juventusi e lejoi Ajaksin të dalë te loja e tyre më e mirë. Te futbolli holandez, të rinj, me kualitet. Para fitores në Torino, Ajaksi nuk merrte respektin e duhur, por ata janë gjysmëfinalistë të Ligës së Kampionëve. De Ligt? Duket se ka një eksperiencë të jashtëzakoshme dhe na bën të harrojmë moshën e tij. Mbrojtës fantastik, shumë i fortë.
FINALJA ME AJAKSIN – “Kur e kisha përballë Ajaksin në finalen e Europa League në 2016-ën, ndoqa një plan që Ajaksi nuk e kishte dëshirë: Topa të gjatë te Fellaini. Ata nuk kishin përgjigje. Ne nuk kishim kualitetin e Ajaksit, prandaj zgjodhëm të ndiqnim këtë strategji. Por në këtë sezon, ata lojtarë janë shumë më të pjekur dhe jam i bindur se do të arrijnë në finale, pse jo, dhe ta fitojnë Champions-in.
TOPI I ARTË – “Mesi po kalon një sezon fantastik. Juventusi i Ronaldos u eliminua, prandaj Topi i Artë po pret vetëm duart e Mesit”, përfundoi Murinjo.