Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, është i bindur se përmirësimi i pozitës në renditje nuk do të ndikojë ulë impenjimin e lojtarëve të tij për pjesën e mbetur të sezonit.
Në daljen për shtyp që i paraprin transfertës së nesërme ndaj Flamurtarit, Ahmataj vuri theksin te situata e dëmtimeve, diçka për të cilën ai theksoi se do të marrë masa duke menaxhuar siç duhet grupin e lojtarëve që ka në dispozicion.
“E sigurt është do të japim maksimumin në ndeshjet tona. Askush nuk hyn në një ndeshje për të mundur ose për të mos rezultatin pozitiv. Nuk do t’i mendoj kurrë pikët para ndeshjes, por vetëm pas ndeshjes. Atë që jep në fushë atë merr, kjo është ajo që duhet t’i ngulis në kokë futbollistëve, që ata të hyjnë në ndeshje më mentalitet fitues”.
“Duhet të menaxhojmë lojtarët pasi në këtë fazë finale është shumë e rëndësishme që të mos kemi shumë dëmtime, pasi më pas mund të penalizohemi në cilësinë e skuadrës siç na ka ndodhur me kapitenin Ramadani që është i dëmtuar”.
Sulmuesi anësor Realdo Fili u shpreh se dëshiron tw ndihmojw duke shënuar. Goli i fundit i fierakut në Kategorinë Superiore daton thuajse tre muaj më parë në takimin e 27 janarit kundër Kastriotit: “Shpresoj që unë të ndihmoj ekipin jo vetëm me lojë të mirë, por edhe me gola dhe asiste, pasi janë të rëndësishme. Kryesorja është që ekipi të marrë rezultat pozitiv dhe të arrijmë objektivin”, përfundoi Fili.