Arsenali gjen zëvendësuesin e Ramsej te Ajaksi

Aron Ramsej do t’i bashkohet Juventusit me parametra zero në sezonin e ardhshme dhe mesfushori uellsian do të lërë një hapësirë të madhe te skuadre e Arsenalit. Si pasojë, “Topçinjtë” kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas mediave britanike, lojtari që po kërkohet me ngulm nga klubi anglez është ylli i Ajaksit, Doni Van de Bek. 22-vjeçari luan kudo në mesfushë dhe po bën paraqitje të shkëlqyera me Ajaksin, si në kampionatin holandez, ashtu dhe në Champions League. Ishte pikërisht Van de Bek ai i cili shënoi një nga golat që eliminoi Juventusin.

Vlera e mesfushorit holandez ka kapur majat në muajt e fundit dhe në rast se “Topçinjtë” duan të arrijnë te firma e tij, duhet të paguajnë të paktën 40 milionë, një shumë e konsiderueshme. Pas shitjes së De Jong te Barcelona, Ajaksi nuk preferon të humbasë një tjetër mesfushor, por nëse vjen oferta e duhur, transferimi mund të kryhet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online