Federiko Kieza kërkohet prej kohësh nga Juventusi. Italiani ka mrekulluar kampionët e Italisë me talentin e tij të padiskutueshëm.
Fiorentina e di që ka në gjirin e saj një “thesar” dhe do mundohet të marrë maksimumin nga ylli i saj. Në pamundësi për ta mbajtur, Violët do të presin oferta për 21-vjeçarin, por vetëm më një kusht. Oferta vetëm para në dorë, asnjë këmbim apo diçka tjetër.
Juventinët nga ana e tyre patën pretenduar një këmbim me Rikardo Orsolinin, por tashmë kjo gjë bie poshtë. Me këtë lëvizje zyrtarët e zonjës synojnë të limitojnë shpenzimet që në merkaton e kaluar nuk është se i kursyen.
Megjithatë në këtë rast do duhet të hapin thesin për të përmbushur dëshirën e tyre. Nëse arrihet ky transferim, Kieza do të ishte afrimi i dytë në kampin bardhezi pas Aron Ramsej.