Mino Rajola është ndër agjentët më të famshëm të botës së futbollit. Ai zotëron të drejtat ligjore të lojtarëve Moize Ken dhe Blez Matuidi. I pari përfundoi në thirrjet racistë të tifozëve të Kaljarit në ndeshjen e zhvilluar të martën në mbrëmje, ndërsa i dyti është ai që protestoi më shumë kundër koreve të turpshme.
Rajola insiston se ka vetëm një mënyrë për të luftuar racizmin. Nuk duhet të ketë aspak tolerancë, madje edhe për ata që e justifikojnë këtë fenomen.
RACIZMI – “Dikush nuk mund të jetë italian dhe racist në të njëjtën kohë. Unë jam me Ken dhe Matuidin. Për mua racizmi është sinonimi i injorancës. Askush nuk mund ta justifikojë. Jam krenar për djemtë e mi dhe jam me to deri në fund.”
ZGJIDHJA – “Nevojitet kurajo dhe dënime shumë të ashpra për ata që shkaktojnë racizëm dhe e justifikojnë atë, në një mënyrë apo tjetër. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar kundër racizmit.”