Aksi Durrës-Tiranë, luhet Europa dhe mbijetesa

Vendi i tretë dhe mbijetesa, dy ndeshje mjaft të rëndësishme për katër ekipe. Tirana kërkon të largohet sa më shumë nga fundi, kurse Laçi të mos lejojë Teutën të shkëputet. Nga ana tjetër durrsakët presin Kastriotin që shpreson të mbijetojë në Superiore dhe objektivi është një: të fitojë dhe të sigurojë sa më parë Europën. Sot fatet e këtyre ekipeve janë të kryqëzuara.

Në kryeqytet Tirana zbret në fushë me mungesa të rëndësishme. Karabeci dhe Mauexhe janë të pezulluar me kartonë, ndërkohë që nuk do të jetë në stol as trajneri Ardian Mema. Kurbinasit në krahun tjetër nuk kanë në dispozicion Sebastian Toron, i cili me Flamurtarin mori kartonin e katërt të verdhë. Rreshtimet e skuadrave janë ato të zakonshme, 4-3-3.

Kategoria Superiore – Java 26
E shtunë, më 30 mars, ora 17:00

TIRANA-LAÇI
Tirana:
Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Daja, Kobina, Hasani, Halili, Greca, Ngo. Trajner: Erjon Xhafa

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Sefgjini, Eller, Najdenov, Lushkja, Shtubina, Mane, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova

Teuta, pas humbjes së fundit me Partizanin kërkon të bëjë autokritikë dhe është momenti i duhur. Kundër Kastriotit, që po bën mirë këtë vit, synohen tre pikët. Traore ka qenë shqetësimi i vetëm i Shkëmbit, ndërkohë që pritet të rikthehet mesfusha e fillimit të sezonit, me Avdylin, Sidiben e Kallakun në qendër. Nga ana tjetër krutanët nuk kanë kapitenin Emiljano Çela, si dhe Jurgen Vatnikaj nuk do jetë titullar për shkak të një shqetësimi që ka pasur në seancat e fundit stërvitore. Ia ka dalë të rikuperohet Julian Shehu, i cili mori një goditje në hundë gjatë grumbullimit me Shqipërinë U21.

TEUTA-KASTRIOTI
Teuta:
Hidi, Frashëri, Osmani, Arapi, Hakaj, Sidibe, Avdyli, Kallaku, Progni, Latif, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Shehi, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *