“Përtej tarifës”, ofendime dhe monedha “Gjici”: tërbohen te Kukësi

Guerrils e kishin bërë me dije, pavarësisht çmimit të biletës në ndeshjen me Kukësin ata do të ishin të shumtë në numër. Duke marrë parasysh të gjithë faktorët, me të vërtetë në “Loro Boriçi” pati goxha mbështetje për Partizanin.

Në shënjestër ishte presidenti Safet Gjici i Kukësit. Ofendimet për të ishin të rënda, ndërkohë që ultrasit e kuq kishin modifikuar edhe monedhën 10 mijë lekëshe, duke e zëvendësuar imazhin e Pjetër Bogdanit me atë të numrit një të klubit verilindor. Ndërkohë mbrëmë vonë pati edh enjë postim në faqen zyrtare në “Facebook”, teksa shkruhej: “Përtej tarifës”

TËRBIMI I KUKËSIT – Menjëherë sapo ka mbaruar ndeshja, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka kërkuar të sigurohen pamjet e ndeshjes, ku dëgjohen tifozët e Partizanit që ofendojnë atë. Kjo nuk është kapërdirë mirë prej tij dhe klubit verilindor do të reklamojë në Komisionin e Disiplinës atë që ka ndodhur dhe pret që Partizani të dënohet. Një hakmarrje dorë për dorë, por që varet nga organet disiplinore në FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online