E Para dhe e Dyta në fushë, nëntë “betejat” e ditës

Kategoria e Parë vijon dhe sot janë parashikuar të luhen pesë takime, ndërsa të dielën do të zhvillohen tre të tjerat. Të gjitha përballjet nisin prej orës 15:00. E shtuna ka më shumë angazhime në Grupin B, pasi do të luhen të gjitha ndeshjet për Play-off dhe për Play-out, ndërsa në Grupin A zhvillohet vetëm Dinamo-Korabi.

Sot Bylisi pret Egnatian, një mundësi për ballshiotët që të shkëputen edhe me tri pikë të tjera nga Besa. Kavajasit janë pushim, por sot luajnë një miqësore me Flamurtarin. Oriku-Lushnja parashikohet një ndeshje e hapur për dy skuadra që nuk e kanë provuar pikën në fazën e tretë. Në zonën Play-out Pogradeci është pushim, ndërsa Turbina dhe Elbasani kanë shanset për të marrë fitore. Në Cërrik janë fierakët e Apolonisë mysafirë, ndërsa beratasit e Tomorit do të luajnë në Elbasan.

KATEGORIA E PARË – JAVA 21

GRUPI A  | Play-off
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 15:00
Dinamo-Korabi

GRUPI B | Play-off
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 15:00
Bylis-Egnatia
Oriku-Lushnja

GRUPI B | Play-out
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 15:00
Turbina-Apolonia
Elbasani-Tomori

Sot në plan janë të zhvillohen edhe katër ndeshje të Kategorisë së Dytë, të gjitha të grupit A. Luzi 2008 synon triumfin në shtëpi me Sopotin, në një ndeshje që parashikohet të jetë e fortë. Partizani B ka një transfertë të veshtirë me Klosin. Tërbuni e ka detyrim fitoren kundër Spartakut në kryeqytet, ndërkohë që në plan është edhe derbi Internacional Tr.-Tirana B.

KATEGORIA E DYTË – Java 19

GRUPI A
E shtunë, 30 mars 2019, ora 15:00
Internacional Tr.-Tirana B
Luzi 2008-Sopoti
Spartaku-Tërbuni
Klosi-Partizani B

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online