“Një yll në rritje”, Mançini i thur elozhe talentit të Juventusit

Moise Kin është një lojtar nga i cili pritet shumë. Vetëm 19-vjeç, por Kin ka shënuar dy gola në Serie A, si dhe ka debutuar në Ligën e Kampionëve, në atë sfidë shumë të rëndësishme kundër Atletiko Madridit. Përveç këtyre arritjeve, Kin është grumbulluar edhe me kombëtaren e Italisë nga trajneri Mançini, me këtë të fundit që i thuri elozhe talentit të Juventusit.

“Mendoj që Kin është një yll në rritje. Ai është një lojtar me kualitete të shkëlqyera, një lojtar që gjithmonë kërkon të përmirësohet. Do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin e tij dhe për kombëtaren e Italisë. Një gjë nuk duhet të harrojë: Është ende 19-vjeç dhe nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësi që nuk i takojnë.

“Do të bëjë gabime, por kjo është rrugë më e mirë që mund të ndjekë. Unë si synim kam që të afroj sa më shumë të rinj në kombëtare, në mënyrë që pasardhësi im të ketë një punë të thjeshtë. Kin është një prej tyre dhe kam besim që do të luajë për shumë vite me Italinë”, përfundoi Mançini.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *