Igli Tare godet përsëri, merr mbrojtësin e Liverpulit te Lacio

Lacio në vitet e fundit ka qenë një ndër ekipet më të mira në Serie A dhe për këtë fakt, merita ka edhe Igli Tare. 45-vjeçari, i cili mbulon rolin e drejtorit sportiv, ka qenë mjaft aktiv në merkato, ku gjithnjë ka goditur me lojtarët që ka nënshkruar.

Tashmë, kur na ndajnë edhe disa muaj nga fundi i sezonit, Tare ka nisur të mendojë për sezonin e ri dhe për merkaton e verës. Sipas mediave angleze, Lacio dhe ish-sumuesi i kombëtares sonë, duket se e kanë bërë goditjen e parë, edhe pse merkato nuk është hapur ende zyrtarisht.

Bëhet fjalë pikërisht për Alberto Morenon, mbrojtësin e majtë të Liverpulit. Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk është i kënaqur në “Anfield”, pasi minutat e aktivizimit janë me pikatore për të.

26-vjeçari do të ishte një përforcim mjaft i rëndësishëm për Lacion, duke parë dhe eksperiencën që Moreno ka. Gjithashtu edhe fakti që mbrojtësi do të transferohet me parametra zero në kryeqytetin italian, e bën një goditje të bujshme për Lacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *