Largimi i Santiago Solarit nga drejtimi i Realit bëri që në media të qarkullonin shumë emra për të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle. Ishin të shumta arsyet që të çonin te Zhose Murinjo. Tifozët madrilenë disa herë e kishin thirrur në kor emrin e portugezit, por në fund Florento Perez bëri një tjetër zgjedhje.
Zinedin Zidan qëndroi vetëm pak muaj pushim dhe në një situatë të mirë u rikthye në kryer të Realit. Murinjo, i pyetur në lidhje me vendimin që mori Perez për të rikthyer francezin, ka thënë vetëm një fjalë: “Perfekt”.
E ka pasur në kuptimin e parë, apo e ka thënë vetëm sa për të hequr qafe gazetarët, atë e di vetëm “Special One”. Murinjo momentalisht është i lirë, pasi e shkarkuan nga Mançester Junajtid pak muaj më parë. Ai është në pritje të ofertës së duhur dhe mbetet të shihet se ku do ta vijojë karrierën.