Elseid Hysaj ka qenë përkrah Karlo Ançelotit në daljen për shtyp para takimit të nesërm ndaj Red Bull Salcburg. Mbrojtësi shqiptar ka siguruar se rezultati i ndeshjes së parë (Napoli fitoi 3 – 0 në “San Paolo”) nuk e shpërqendron skuadrën e tij.
“Nuk besoj se rezultati i ndeshjes së parë na shpërqendron. E dimë që Salcburgu është një skuadër e mirë me lojtarë cilësorë. Do tregohemi të qetë në fushë, por natyrisht me dëshirën për të marrë një rezultat pozitiv”.
MUNGESA E KULIBALI DHE MAKSIMOVIÇ – “Ata janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne, por ata që do t’i zëvendsojnë do japin maksimumin e tyre. Jemi një grup i bashkuar”.
GOLI I PARË ME NAPOLIN ? – “Do të jepja gjithçka për ta shënuar, por nuk po vjen”.
EKSPERIENCA ME ANÇELOTIN – “Për mua ishte një ndryshim i rëndësishëm pasi kisha pasur të njëjtin trajner për 6 vite rresht. Ndonjëherë është mirë që të provosh ndryshime. Mendoj se përmirësohem nga ndeshja në ndeshje”, përfundoi Hysaj.