“Macja e zezë” e Grizman është… Ronaldo

Atletiko e Madridit u eleminua mbrëmë nga Juventusi dhe humbi mundesinë për të luajtur finalen e Champions Ligës në stadiumin e tyre, “ylli” i skuadrës madrilene, Antuan Grizman edhe këtë herë nuk arriti ta prekë kupën veshgjatë. Shkaku? Ronaldo!

Me tripletën e shënuar mbrëmë 5 herë fituesi i topit të artë eleminoi për herë të pestë në po aq përballje që ai dhe Grizman kanë pasur në kompeticionet e kontinentit të vjetër. Portugezi që nga viti 2015 e ka eleminuar francezin në çdo përballje si me klubet në Europë, edhe me Portugalinë e tij, duke u shndërruar në një “makth” për “yllin” e Atletikos.

Eliminohet në çerekfinale të Champions Ligës nga Real Madridi dhe Ronaldo në 2015.
Mundet në finale të Champions Ligës nga Real Madridi dhe Ronaldo në vitin 2016.
Mundet në finale të Kampionatit Europian nga Portugalia dhe Ronaldo në vitin 2016.
Eliminohet në gjysmëfinale të Champions nga Real Madridi dhe Ronaldo në vitin 2017.
Eliminohet në 1\8 e Champions Ligës nga Juventusi dhe Ronaldo në 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online