Arsenali ka marrë një fitore shumë të rëndësishme sa i takon luftës për një vend mes katër më të mirave në Angli, pasi mposhti Mançester Junajtid me rezultatin e pastër 2-0 në “Emirates Stadium”. Skuadra londineze ishte dukshme superiore kundër “Djajve të Kuq”, por goli erdhi vetëm falë një gabimi të David De Geas.
Ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ai që shnoi, duke lëshuar një të majtë të hidhur nga një distancë rreth 30 metra. De Gea shkoi drejt shtyllës tjetër të portës dhe u ndëshkua, një gabim i rrallë për të.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Junajtid, por do të ishin sërish “Topçinjtë” e Londrës që do të shënonin. Lakazet bën gjithçka mirë dhe futet brenda zonë, pengohet nga Fred dhe penallti. Obamejang merr përsipër ekzekutimin e saj dhe shënon, duke vendosur rezultatin final të sfidës, 2-0.
Premier League
Arsenal – Man. Junajtid 2-0
Xhaka 12’, Obamejang 69’