Mançester Junajtid kreu një mrekulli para disa ditësh në sfidën ndaj PSG-së, ku përmbysi humbjen e ndeshjes së parë në Angli 0-2, duke fituar 1-3 në “Parc des princes”. Klubi parizien, padyshim mori një tronditje të madh, pasi përmbysja e Junajtid ishte shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur.
Kilian Mbape, ishtë një ndër lojtarët më të prekur, i cili pas fërshëllimës së arbitrit shpërtheu edhe në lot. 20-vjeçari ka folur për herë të parë në lidhje me ndeshjen për “Telefoot”, duke u shprehur se ende nuk e zë gjumi që nga ajo sfidë.
“Jam i shokuar, nuk kam fjalë. Kam ditë që nuk vë gjumë në sy, mendoj se e njëjta gjë ka ndodhur me të gjithë. Nuk di çfarë të thëm”, u shpreh Kilian Mbape, ku duket qartë që ajo humbje ka lënë shenjë te të gjithë lojtarët e PSG-së.