Kristof Piatek është padyshim njeriu i momentit te Milani, me polakun që edhe një natë më parë ndaj Kievos shënoi golin e fitores 1-2. Goli i shënuar mbrëmë, bëri dhe një rekord tjetër për “pistoletën”, madje është një rekord i veçantë.
Tashmë, Piatek është shënuesi më i mirë për këtë sezon, njëkohësisht në dy klube. 23-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Xhenoas, ndërsa tashmë ka kaluar në vend të parë për gola edhe te Milani, ku ka tundur rrjetën gjashtë herë në kampionat dhe dy herë në kupë.
Përveç këtij rekordi, efekti Piatek, padyshim ka ndryshuar tërësisht Milanin, ku pas ardhjes së polakut, ekipi kuqezi nuk njeh asnjë humbje. Në tetë ndeshje, ekipi i Gatuzos numëron plot gjashtë fitore dhe dy barazime. Golat e shënuar në këto tetë ndeshje janë 15, ku tetë prej tyre i ka shënuar Piatek.
Pikët e grumbulluara janë plot 17 nga 21 të mundshme, ku vlen për t’u përmendur fakti që Milani tashmë renditet i treti në Serie A. Arritja e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, duke eleminuar Napolin është një tjetër sukses i “djallit”, normalisht me “pistoletën” në fushë…
https://twitter.com/FTalentScout/status/1104498546496208898