Lëvizja e radhës në pankinë, Stojku rikthehet në të Parën

 

Gentian Stojku provoi Superioren për dy javë me Kamzën dhe tanimë ish-sulmuesi rikthehet të drejtojë në “habitatin” e tij në Kategorinë e Parë. Elbasani pason tek Apolonia serbin Rade Miliç, i cili është larguar së fundmi.

Stojku bëhet i treti trajner që drejton fierakët,  pa llogaritur Maringlen Kulen që ishte në pankinën e Apolonisë në një ndeshje pas largimit të Marjol Mihos. Për SportEkspres.com, Stojku deklaron se është zgjedhje profesionale e tij.

“Unë jam trajner dhe oferta si kjo e Apolonisë nuk mund t’i nënvlerësoj. Këtu ka organizim shumë të mirë, ka elementë që duhet ta kishin çuar Apoloninë në Superiore. Ky është synimi im për sezonin e ardhshëm”, u shpreh shkurtimisht Stojku.

Gjatë këtij sezoni, Gentian Stojku ka drejtuar Erzenin ne Kategorinë e Parë deri në muajin shkurt. Në të shkuarën ai ka punuar edhe në skuadra si Sopoti, Pogradeci e Tomori. Me liqenorët madje ka luftuar deri në javën e fundit për t’u ngjitur në Superiore, por nuk e fituan dot finalen me Luftëtarin në shtëpi javën e fundit të kampionatit. 

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online