Boksieri i famshëm kazak, Gennady Golovkin, i ka dhënë fund pikëpyetjeve për të ardhmen e tij, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me “gjigantin” mediatik “DAZN”.
Falë kësaj marrëveshjeje, Golovkin, përfiton të paktën 60 milionë dollarë në këmbim të drejtave televizive për 6 duelet e tij të ardhshme, që me shumë gjasa do të jenë dhe të fundit të karrierës së tij, pasi boksieri së shpejti do të mbushë 37 vjeç.
Firma me “DAZN” e bën thuajse të sigurt përballjen e tretë me meksikanin Saul “Canelo” Alvarez, duel ky që është ndër më të kërkuarit në planet. Në dy duelet e mëparshme, Golovkin nuk arriti të fitonte ndaj Canelo-s, duke barazuar në përballjen e parë dhe humbur të dytën me vendim maxhoritar.
GGG in 2019. ?@GGGBoxing joins #DAZN for the remainder of his career.https://t.co/dnfVhMDaDj pic.twitter.com/NWG0qXp5Qi
— DAZN (@dazngroup) March 8, 2019